Connect with us

Sport

Milan arrin marrëveshje me Thauvin

Publikuar

Raportime nga Spanja dhe Franca shkruajnë për një marrëveshje verbale mes AC Milan dhe Florian Thauvin.

Lojtari i Marseille do të jetë pa kontratë sezonin e ardhshëm dhe Milan synon ta afrojë atë në ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Lojtari anësor nuk është shprehur i gatshëm që të nënshkruajë vazhdimin e kontratës.

Thauvin është 27 vjeçar dhe ka 10 paraqitje me skuadrën kombëtare të Francës, ku edhe ka shënuar një gol.

Karrierën lojtari e ka kaluar duke veshur fanellën e Marseille dhe Newcastle United. Lojtari lidhej gjatë verës me një kalim te Roma, por Milan me gjasë do të jetë destinacioni i tij. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK