Lajme
Meta e çoi në ‘Venecia’, reagon Varhelyi: Komisioni do japë këshilla të shpejta

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi opinionin e Komisiont të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor që ka miratuar Parlamenti shqiptar. Kod të cilin Meta e ka kthyer me dekret dhe i kërkon Kuvendit e qeverisë të reflektojnë.
Varhelyi shkruan në “Twitter” se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët rreth Kodit dhe se parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për të rivotuar.
“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
.



















