Lajme
Meta: Anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe organizata të tjera do t’i sillte përfitime bashkësisë ndërkombëtare

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë se Kosova është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon.
Këtë deklaratë Meta e dha me rastin e 75 vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ai theksoi se në rast të anëtarësimit të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, e gjithë bashkësia ndërkombëtare do të përfitonte nga kjo.
“Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”.
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3468917969821118
.



















