Sport
Mesfushori i Romës rezulton pozitiv me COVID-19

Pas disa skuadrave që njoftuan se kishin lojtarë pozitiv, mes tyre dhe Inter, tani është edhe radha e Romës.
Mesfushori i skuadrës kryeqytetase, Amadou Diawara ka konfirmuar se është i infektuar me koronavirus.
Diawara këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ai tani do të ndjek protokollet e qeverisë italiane, dhe do të qëndrojë në izolim për dy javë. /Lajmi.net/





















