Sport
Megjithë rastet me COVID-19, Kosova U-21 po stërvitet në ‘Fadil Vokrri’

Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit tashmë janë në fushën e blertë, ku të martën duhet të luajnë ndeshjen ndaj Andorrës.
FFK-ja të hënën konfirmoi se katër lojtar dhe një anëtar i stafit i kombëtares U-21 janë me koronavirus.
Në stërvitje po marrin pjesë 19 futbollistë.
Përveç lojtarëve të infektuar, ‘Dardanëve’ të rinj do t’i mungojë edhe Liridon Balaj, i cili do të rikthehet në Zvicër për t’u rikuperuar plotësisht te klubi i tij Aarau. /Lajmi.net/




















