Sport
Mediet maqedonase i frikësohen prezencës së Murqit, gëzohen për Rashicën

‘Sportmedia’ raporton për listën e Kosovës, duke vënë në qendër të vëmendjes prezencën e Vedat Muriqit në të, transmeton lajmi.net.
Ata thonë se përkundër se është pozitiv në koronavirus, lojtari është grumbulluar, dhe me gjasë deri atëherë do të shërohet nga virusi.
“Lajm i mirë për Maqedoninë është mungesa e Milot Rashicës, i cili mungon si pasojë e lëndimit”, thuhet mes tjerash.
Kosova do të udhëtojë drejt Maqedonisë Veriore më 8 tetor, për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.
Një fitore në Maqedoni do të thoshte vetëm një hap larg Euro 2020. /Lajmi.net/





















