Connect with us

Kosovë

Mediat serbe e quajnë provokim dhënien e portit të Durrësit te Kosova dhe heqjen e kufijve

Publikuar

më

Në Serbi, disa media tendencioze po e konsiderojnë si provokim atë që ndodhi sot në Tiranë në takimin e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Gazeta nacionaliste beogradase Blic, e ka quajtur provokim deklaratën e Edi Ramës se Porti i Durrësit do të bëhet i Kosovës.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria planifikojnë të heqin kufijtë dhe se së shpejti Porti i Durrësit do të bëhet port i Kosovës de facto”:

Sipas mediave në këtë ngjarje në Tiranë delegacioni i Shqipërisë është pritur me nderimet më të larta, por aty ka munguar zyrtarët nga Lista Serbe në Qeverinë e Kosovës Goran Rakic dhe Dalibor Jevtic.

Mediat serbe kanë përmendur nënshkrimit e tri marrëveshjeve për Doganën në Durrës linjën hekurudhore dhe hidrocentralin për Kosovën që do të ndërtohet në Shqipëri.

NA NDIQ NË FACEBOOK