Uncategorized
Më shumë se 41 mijë raste të reja në 24 orë, Franca në shtet rrethim

Qeveria franceze ka marrë vendimin për të vendosur shtetrrethim për 2/3 e vendit. Ligji do të hyjë në fuqi ditën e sotme, pas një rekordi prej 41.622 raste të reja pozitiv me Covid-19.
Totali i të infektuarve ka arritur në 1 milion persona, njëjtë si Spanja dhe Rusia. Një javë më parë ndërprerja e çdo lëvizje nga ora 21:00 deri në orën 06:00 u aplikua në Paris dhe 8 qytete të tjera, teksa që nga sot masat janë marrë edhe për 38 zona të tjera.
46 milion banorë do t’i binden ligjit të ri. Pjesa më e madhe Europës po përballet javët e fundit me rritje të konsiderueshme të infeksioneve. Sllovakia do të vendosë një mbyllje të pjesshme për një javë nga e shtuna, duke lejuar vetëm lëvizjet për në punë, pazar për gjërat jetike dhe shkollë për fëmijët më të vegjël.
Sakaq të njëjtat masa ka marrë edhe Republika Çeke dhe Republika e Irlandës. Shifra të larta infeksionesh ka edhe në Belgjikë, Spanjë dhe Itali.
.





















