Lajme
Më shumë se 100 pacientë me Covid-19 janë trajtuar me plazmë gjaku

Instituti i Mjekësisë së Transfuzionit informon se gjithsej 129 njësi të plazmës rikuperuese janë siguruar për të trajtuar pacientë të infektuar me Covid-19.
Nga këto, 68 njësi janë siguruar përmes një procedure afereze prej gjithsej 30 dhuruesish, dhe 59 njësi janë siguruar përmes dhurimit standard. Deri më tani, më shumë se 100 pacientë me Covid-19 janë trajtuar me plazmë rikuperuese, e cila përmban antitrupa kundër virusit, të krijuar nga trupi i njeriut për të luftuar sëmundjen.
















