Sport
Me shumë fat, Milan sforcon penalltitë ndaj Rio Ave dhe prenë biletën për Ligën e Evropës

Skuadra e Milan nuk kanë arritur asgjë më shumë sesa një barazim në kohën e rregullt dhe vazhdimet ndaj Rio Ave, për të siguruar biletën e Ligës së Evropës me anë të penalltive.
Milan kalonin të parët në epërsi, kur Saelesmaekers shënonte në minutën e 51’.
Geraldes reagoi për vendasit, duke gjetur golin në minutën e 72’ për 1:1.
Përmbysjen e kompletoi Gelson, duke i dhënë Rio Aves epërsinë për 2:1.
Kur mendohej se Rio Ave po kalon tutje, Milan fitoi penallti në minutën e 121’ dhe atë në gol e konvertoi Hakan Calhanoglu, për 2:2.
Me rezultatin 1:1 në lojën e rregullt dhe 2:2 në vazhdime, gjithçka shkoi në fatin e lotarisë së penalltive.
Në ekzekutimin e penalltive u desh të gjuheshin 12 penallti. Të dyja skuadrat gabuan nga tri herë. Humbja vendimtare ishte e katërta e Rio Ave, kur Donnarumma priti penalltinë e Aderlan.
Kështu, Milan luan në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, kurse për Rio Ave merr fund këtu aventura evropiane. /Lajmi.net/






















