Connect with us

Sport

“Mbreti’ i penalltive në gjendje të rëndë shëndetësore shkaku i COVID-19

Publikuar

Mediet çeke raportojnë se Panenka është shtrirë në spital shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore, pasi është infektuar me COVID-19, përcjell lajmi.net.

Panenka është 71 vjeçar dhe konsiderohet ‘Mbreti’ i penalltive, pasi shënonte një nga penalltitë më spektakulare që ka parë futbolli në Kampionatin Evropian 1976, në ndeshjen Çekosllovaki – Gjermani.

Gjendja e tij shëndetësore është dramatike dhe po bëhen përpjekje serioze për të shpëtuar jetën e tij.

Panenka gjatë karrierës së tij ka veshur fanellën e Bohemians Praha dhe Rapid Wien./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK