Connect with us

Lajme

Mbi 80 refugjatë sirianë, marokenë dhe turq kapen në Korçë

Publikuar

Mbi 80 refugjatë sirianë, marokenë dhe turq, mes tyre gra dhe fëmijë, të cilët ishin duke u transportuar me një mjet janë kapur nga Policia e Shqipërisë në fshatin Pirg, në magjistralen Korçë-Pogradec.

Drejtuesi i automjetit është arrestuar, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forca të shuma policore, forca Shqiponja dhe ato të Kufirit, shkruan Oranews.

Ditët e fundit janë shtuar shumë rastet kur policia ndalon grupe refugjatësh, kryesisht sirianë, të cilët tentojnë Bashkimin Europian duke përdorur si tranzit Shqipërinë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK