Lajme
Maqedonia me 2.585 raste aktive, 5 qytete vatra të nxehta

Me një rekord të ri prej 243 të infektuarve në 24 orë, numri i përgjithshëm i rasteve aktive të KOVID-19 në Maqedoni për vetëm dy ditë është rritur me gati një të pestën, duke arritur në 2.585.
Mbi 66 për qind e rasteve aktive janë në pesë qytete, përkatësisht në Shkup – 891, Kumanovë – 186, Koçan – 183, Strumicë – 178, Tetovë – 149 dhe Prilep – 134.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se një analizë e hollësishme e të dhënave epidemiologjike nga pyetësorët u bë këtë fundjavë dhe bazuar në të dhënat e këtyre do të marrë qëndrim nëse masat dhe hapat e ardhshëm do t’i rekomandohen Qeverisë, në 48 orët e fundit numri i të infektuarve është rritur për 468 persona.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve të ri në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 18 602, numri i pacientëve të rikuperuar është 15 264, kanë vdekur 753, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2 585. Sot janë regjistruar katër teste kontrolli.

















