Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Disa parti keqpërdorën buxhetin për fushatë

Publikuar

Disa parti politike kanë shfrytëzuar fonde buxhetore për financimin e fushatës zgjedhore, që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Katica Nikollovska nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit theksoi se disa parti më të vogla të cilat nuk kanë pasur donacione për fushatë, kanë shfrytëzuar për qëllimin e njëjtë paratë që kanë përfituar nga Buxheti i shtetit. Në Komisionin për Parandalim të Korrupsionit gjatë fushatës parazgjedhore janë parashtruar gjithsej 32 ankesa. Dyshimet e dokumentuara të KSHKK-së duhet t’i hetojë Enti Shtetëror për Revizion.

“Një pjesë e partive nuk kanë numër të madh të anëtarëve dhe nuk përfitojnë nga anëtarësia por vetëm nga donacionet dhe disa nga partitë, duke mos pasur burime të mjaftueshme edhe nga llogaritë e rregullta por edhe nga llogaritë për zgjedhje, kanë marrë para nga buxheti dhe i kanë përdorur ato si donacion për të financuar fushatën zgjedhore të partisë. Këtë e kemi veçuar si dallim pasi nëse është realizuar 1 milion denarë donacion, në llogaritë për zgjedhje janë transferuar 3 milionë denarë. 2 milionë denarë mbeten të paqarta se nga çfarë burime janë siguruara.”,- tha Katica Nikolovska nga KSHPK.

Emërimi i drejtorëve, KPK: Konkurs për të zgjedhur profesionistët e duhur

Anti-korrupsioni kishte kritika edhe për emërimin e drejtorëve nga ana e ekzekutivit.

“Mendoj që edhe këto që tregohen paraprakisht, ky drejtorët këtu, ai atje këta gjitha janë koftra-produktive. Duhet të lihet hapësirë për konkurrim profesionistëve që do të marrin pjesë në ato konkurse publike dhe me ide më të mira dhe me plane më të mira të ulen në atë vend, e jo kështu me ndarje.”,- tha kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

Anti-korrupsioni vlerëson se për të gjithë drejtoritë duhet shpallet konkurs dhe të zgjidhen njerëz të cilët me aftësitë e tyre dhe me përgjegjësi e sukses të udhëheqin me institucionet. /TVM2

Shëndetësi24 minutes ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme25 minutes ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Shqipëri2 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Lajme3 hours ago

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Maqedoni4 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri4 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Lajme5 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni6 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Shqipëri7 hours ago

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Lajme8 hours ago

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Maqedoni9 hours ago

Goditet skema e kontrabandës: Para, “pllaka ari”, cigare dhe ilaçe – nën hetim tetë persona

Shqipëri10 hours ago

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK