Sport
Mancini kërkon falje për shakatë lidhur me COVID-19

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini ka shpërndarë në rrjetet sociale një shaka lidhur me COVID-19.
Reagimet ishin të shumta për këtë veprim dhe kërkim falja e trajnerit italian nuk vonoi.
“Unë vetëm shpërndava një video që dukej se largon dramën nga një situatë kaq e komplikuar”, ka thënë Mancini përmes rrjeteve sociale, transmeton lajmi.net.
“Kjo është e gjitha. Nuk kishte mesazh të fshehur dhe nuk kishte qëllim të tregonte mungesë respekti për të prekurit dhe viktimat e COVID-19. Nëse kjo është çka shkoi në mendjet e juaja, atëherë unë kërkoj falje”, shtoi selektori italian.
Mancini shpërndante një animacion me një njeri të shtrirë në spital i cili kuptonte se është infektuar duke parë lajmet në TV. /Lajmi.net/






















