Sport
Man City assesi të gjejë formën, ndalet edhe nga West Ham

Skuadra e David Moyes ka ndalur në barazim 1:1 Manchester Cityn e Pep Guardiolas, shkruan lajmi.net.
Michail Antonio me një super gol në minutën e 18’, kaloi në epërsi 1:0.
Në pjesën e dytë, Guardiola vendosi që në vend të Sergio Agueros të inkuadrojë të riun Phil Foden.
Pikërisht Foden në minutën e 51’, barazoi rezultatin në 1:1.
Pas gjashtë xhiros, City numëron tetë pikë dhe renditet në vendin e 11./Lajmi.net/





















