Kosovë
Macron për sulmin terrorist ndaj mësuesit: Ai mësoi lirinë e shprehjes, kryesit nuk do të fitojnë

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka quajtur sulm terrorist islamik prerjen e kokës së një mësuesi në një periferi veri-perëndimore të Parisit.
Viktima thuhet se u ka treguar nxënësve karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed, shkruan BBC, transmeton Periskopi.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia. Macron ka deklaruar se mësuesi u vra sepse ai “mësoi lirinë e shprehjes”.
“Ata nuk do të fitojnë … Ne do të veprojmë,” tha presidenti.
Sulmi ndodhi rreth orës 17:00 me kohën lokale pranë një shkolle. Rasti është duke u hetuar.PERISKOPI/




















