Connect with us

Kosovë

Lutfi Haziri kërcënon Prishtinën pas “hyrjes me pagesë”: Do ta paguani 10fish kur të vini në Gjilan

Publikuar

Kryetari i Komunës së vogël e simpatike të Gjilanit, Lutfi Haziri, sapo ka kundërshtuar idenë e Shpend Ahmetit, kryetarit të Prishtinës – i cili deklaroi se hyrja me vetura në kryeqytet do të bëhet me pagesë.

Për Ahmetin, hyrja me pagesë për vetura do të lehtësonte problemin e trafikut të stërngarkuar në kryeqytet.

Por, kjo deklaratë nuk e ka bindur aspak Lutfi Hazirin i cili e ka ‘kërcënuar’ Prishtinën me një kthim dhjetëfish nëse ndodh një gjë e tillë përmes prononcimit në një gazetë vendore.

“Prishtina është e prishtinasve. Munden edhe me pagesë me e bo, por për dalje në kufi të Kosovës Gjilani i ka tre sosh, kanë me pagu dhjetëfishin e hyrjes së gjilanasve në Prishtinë”, ka deklaruar Haziri.

Ndërkohë, pas kritikave të shumta ndaj deklaratave të tij për bërjen me pagesë të hyrjes me vetura në kryeqytet, Shpend Ahmeti, ka shkruar në Facebook se kjo do të bëhet për të evituar tollovinë në komunikacion dhe për të mbrojtur qytetarët nga ndotja e ajrit.

“Meqenëse rrugët janë të ngushta dhe nuk mund të zgjerohen në qendër, atëherë zgjidhja e vetme mbeten ndërtimi i rrugëve alternative (unaza) dhe pagesa e taksës për lëvizje me makinë në pjesë të populluara të qytetit ku ka tollovi dhe që mund të shkaktojnë ndotje”, ka shkruar Ahmeti.

Vetëvendosje po ashtu e ka kundërshtuar një ide të tillë duke e lidhur me diskriminimin ndaj banorëve të rrethinës së Prishtinës dhe qyteteve tjera. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK