Kosovë
Lushi sërish godet Kurtin: Vet ka thënë se s’duhet strategji ‘all in’, të gabueshme tendencat për demonizimin e Trumpit

Shqiptaro-amerikani Uk Lushi, edhe një herë ka komentuar thirrjen e Albin Kurtit për shqiptarët në SHBA që ta votojne Joe Bidenin për President. Ai ka thënë se një thirrje e tillë është qasje e gabuar.
‘Polarizimin politik të mos bartet edhe në Amerikë, edhe ashtu është situata e polarizuar’, ka thënë Lushi, përcjell Periskopi.
‘Nuk ndërtohen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara për një kandidat ‘all in’, e ka thënë këtë Albin Kurti. Unë mendoj se njeriu ka të drejtë të zgjedhë, ka të drejtën edhe të jetë budalla. Pajtohem me Kurtin se nuk ndërtohen marrëdhëniet me SHBA duke u pozicionuar. Ka tendenca të gabimshme për të demonizuar presidentin Trump. Strategjia ‘all in’ nuk funksionon dhe nuk e kemi përdorur kurrë. SHBA-të kanë vlera dhe qëndrojnë brensa atyre vlerave pavarësisht kush është në Shtëpinë e Bardhë’, ka thënë ai./Periskopi/




















