Kosovë
Lufta Armeni-Azerbaixhan: Bomdardohet edhe katedralja historike armene

Armenia e ka akuzuar Azerbaixhanin për bombardimin e një katedraleje historike në Nagorno-Karabakh derisa luftimet po vazhdojnë për rajonin e kontestuar.
Fotografitë shfaqin dëmet si nga brenga ashtu edhe nga jashtë Katetrales së Shpëtimtarit të Shenjtë në qytetin Shusha.
Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë kanë ikur nga shtëpitë e tyre që kur filluan luftimet më 27 shtator, shkruan BBC, përkthen në shqip Periskopi.
Monitoruesit ndërkombëtarë nga ShBA-ja, Rusia dhe Franca kanë nisur përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund dhunës.
Ata do të takojnë ministrin e jashtëm azer në Gjenevë gjatë ditës së sotme.
Ministri i jashtëm armen do të takohet me homologun rus në Moskë të hënën që vjen.






















