Connect with us

Sport

Llapi më në fund shijon aromën e fitores

Publikuar

Skuadra nga Podujeva megjithatë, me shumë vështirësi mposhti ekipin modest të Besës së Pejës me rezultat 1:2.

Mysafirët shënuan dy gola në 45 minutëshin e parë. Fillimisht Engjëll Hoti (18′) e më pas Arbnor Ramadani (30′) realizoi për dyfishimin e epërsisë.

Në pjesën e dytë, Besa u shfaq më kërkuese dhe gjeti golin përmes Haxhiut (73′) dhe megjithë përpjekjet, nuk ia doli të merrte pikë nga ky takim.

Skuadra pejane mban vendin e fundit (10) në tabelë me vetëm tre pikë, ndërsa Llapi me një pikë më shumë (4) renditet në vendin e parafundit (9). /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK