Connect with us

Kosovë

Legjislaturë e dobët, nga 141 projektligje u miratuan vetëm 12

Publikuar

më

Kuvendi është njëri nga tri institucionet më të rëndësishme në vend, bashkë me Qeverinë dhe Presidencën. Ai duke qenë organi kryesor ligjvënës ka rol përveç në aprovimin e ligjeve, edhe në vëzhgimin e punës së qeverisë dhe monitorimin e saj.

Mirëpo këtë vit sikurse rrallë herë funksioni i tij parësor, ai i aprovimit të ligjeve e nismave ligjore, po vlerësohet të jetë i dështuar.

Kështu po e vlerësojnë ata që përcjellin nga afër punën e Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se Kuvendi gjatë këtij viti është ballafaquar me probleme të shumta, e kjo si rezultat i brishtësisë së shumicës parlamentare por edhe polarizimit të skajshëm politik.

“Karakteristikë e kësaj legjislature, sidomos pas ndryshimit të Qeverisë ka qenë pamundësia për sigurimin e numrit minimal të votave për kuorumin, për kalimin edhe të projektligjeve të thjeshta proceduralisht”, tha Cakolli.

Ai tutje theksoi se edhe gjuha jo parlamentare ka qenë njëra nga karakteristikat e këtij vitit të parë të legjislaturës së VII-të.

“Puna e Kuvendit këtë vit është karakterizuar edhe me përdorim të shpeshtë të gjuhës dhe sjelljeve joparlamentare nga ana e deputetëve, që kanë penguar shpesh mbarëvajtjen e punimeve si në seanca ashtu edhe në mbledhje të komisioneve”, theksoi tutje ai.

Se puna e Kuvendit ka qenë e dobët dhe se bashkëpunimin në mes të pozitës dhe opozitës ka qenë skajshmërisht i polarizuar  dëshmon me faktin se është dashur 7 herë që para deputetëve të dal për votim projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili është cilësuar si një infuzion i mirë për ekonominë kosovare, në këtë kohë pandemie.

Mirëpo kjo nuk ka qenë nisma e vetme ligjore që ka hasur në vështirësi për t’u proceduar tutje.

Nga gjithsej 141 projektligje të parapara, vetëm 12 prej tyre kanë arritur të miratohen.

“Sa i përket ushtrimit të funksionit ligjvënës, Kuvendi ka performancë shumë të dobët, e cila ndërlidhet edhe me situatën me pandeminë, me vetëm 12 të miratuara nga 141 të parapara gjithsej”, nënvizoj Cakolli

NA NDIQ NË FACEBOOK