Sport
Lazio merr tri pikët ndaj Bolognas, Muriqi aktivizohet për më shumë se 25 minuta

Në përballjen kundër Bologna, Lazio ka arritur të shënojë fitore jo aq të mundimshme, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 54’, kur rrjetën e tundi mesfushori Luis Alberto.
Në minutën e 64’ ishte koha që në fushë të zbriste luani i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili kësisoj luajti për më shumë se 25 minuta.
Rezultatin final e vulosën golat e Ciro Immobile, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 77’ dhe De Silvestri në minutën e 92′.
Me këtë fitore lazio numëron shtatë pikë në pesë ndeshje, kurse Bologna mbetet me tri pikë. /Lajmi.net/





















