Sport
Lazio merr tre pikë të rëndësishme përballë Dortmundit, debuton Muriqi

Italianët patën një start të mirë duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’ nëpërmjet Ciro Immobile, shkruan lajmi.net.
Në minutën e 23’ Lazio dyfishoi epërsinë, kur Marwin Hitz shënoi autogol.
U mendua se Dortmund po rikthehet në lojë kur Erling Haaland shënoi për 2:1 në minutën e 71’.
Por, pas pesë minutave, Lazio riktheu epërsinë prej dy golave, kur realizoi Akpa Akpro.

Për Lazion nga minuta e 67’ në fushë ishte edhe Vedat Muriqi, i cili debutoi në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/





















