Sport
Lazio liron Muriqin për ndeshjen e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut

Kosova do të mund të llogarisë në Vedat Muriqin për ndeshjen e rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut.
Gazetari i SuperSport Kosova, Arlind Sadiku ka njoftuar se klubi nga Serie A ka liruar përforcimin e ri të jetë në dispozicion të Kombëtares për tri ballafaqimet e ardhshme, transmeton lajmi.net.
Muriqi sapo është shëruar nga COVID-19 dhe ka filluar stërvitjet me ekipin e tij të ri.
Mirëpo, paraqitja e tij – edhe pse ishte ftuar nga Bernard Challenges – për duelin ndaj Maqedonisë së Veriut ishte në dyshim.
Kosova është mysafire e Maqedonisë së Veriut të enjten nga ora 20:45. /Lajmi.net/
Lajmi i funditLazio njofton zyrtarisht se do ta liroje Vedat Muriqin per 3 ndeshjet e ardhshme te Kosoves
Gepostet von Arlind Sadiku am Dienstag, 6. Oktober 2020






















