Sport
“Lautaro ëndërron të luajë përkrah Messit”

Shënuesi i 16 golave në 43 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e kaluar, ishte i lidhur me Barcelonën verën e kaluar.
“Kishte thashetheme, të gjithë dukej se ishin të gatshëm të nënshkruanin me atë, por nuk kishte asgjë konkrete në fund të fundit”, ka deklaruar agjenti i futbollistit, përcjell lajmi.net.
“Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Interin dhe ne nuk jemi ulur të flasim për një rinovim ende”.
Lautaro ishte startues në fitoren 1:0 të Argjentinës kundër Ekuadorit mbrëmjen e kaluar dhe lojtari shpreson të jetë pjesë e skuadrës në Kupën e Botës së vitit 2022.
“Ai bëri debutimin e tij në eliminatoret e Kupës së Botës dhe ishte e rëndësishme për të”.
“Kalimi në Evropë e ka ndihmuar të përmirësohet dhe ai po vendoset mirë në ekipin kombëtar. Për të, është një ëndërr të luaj përkrah Lionel Messit”./Lajmi.net/






















