Sport
Lampard: Ziyech i gatshëm për debutimin me Chelsea

Mesfushori i Morokut, Hakim Ziyech, pritet të bëjë debutimin me Chelsea, muaj pasi është transferuar te Chelsea.
Ish mesfushori i Ajax është përballur me një lëndim që i shtyu debutimin me ‘Blutë’, por duket se lojtari tashmë është gati.
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard ka konfirmuar mungesën e portierit Edouard Mendy, por ka thënë se Hakim Ziyech është gati.
“Mendy nuk do të jetë gati për nesër, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i gjatë”, ka thënë fillimisht trajneri.
“Hakim Ziyech është në skuadër, nuk është gati për pozitën e titullarit, por gati për disa minuta”, shtoi Lampard.
Mbetet të shihet nëse mesfushori me tipare ofensive do të marrë minutat e tij qysh në ndeshjen e radhës. /Lajmi.net/






















