Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Tërmeti lëkund Shqipërinë, ja kush ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Shqipërinë para pak çastesh ndërsa shkalla e rihterit ishte 5.
Tërmeti është regjistruar 13 minuta pas mesnate.
Lëkundjet e tij janë ndier në Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Fushë-Krujë dhe Laç.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 27 kilometra nga Durrësi dhe 42 kilometra nga Tirana.
Tërmeti ka patur një thellësi 10 kilometra.
Tërmeti është ndjerë edhe në vendet fqinjë përfshirë edhe Maqedoninë./Zyrtare.net





















