Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Pas shifrave rekorde, Filipçe: Nesër diskutohen masat e reja restriktive

Publikuar

me

loading...

Maqedonia ka regjistruar edhe gjatë këtij 24 orëshi të fundit shifra rekorde sa i përket infektimeve me koronavirus, transmeton Zyrtare.net

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një prononcim të dhënë para pak çastesh në TV Sitel ka paralajmëruar se gjatë ditës së nesërme do diskutohen masat e reja restriktive.

“Po apsolutisht nesër do të diskutojmë masa tjera plotësuese nga ato që për momentin janë në fuqi, këtu do të përfshijë kufizimet në transportin publik, kufizimin e punës së objekteve hotelerike dhe gjithkund ku do të konsiderojmë se është rrezik, një pjesë e masave do të mund të jenë me target që do të përfshijnë disa komuna disa  gjithë territorin e kështu me rradhë…”, u shpreh Filipçe, transmeton Zyrtare.net

I pyetur rreth orës policore Filipçe tha se do të diskutohet nesër duke potencuar mendimin e tij personal se akoma ka hapsirë që ky opsion të shmanget dhe se ulja e shifrave mund të bëhet edhe në këto kushte duke mos vendosur orën policore./Zyrtare.net/

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com