Connect with us

Sport

Lajme të mira për Inter, asnjë lojtar me Covid-19

Publikuar

Lojtarë të Inter ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por gjithçka ka shkuar sipas planit.

Romelu Lukaku dhe të tjerët janë kthyer në gjendje të mirë, duke i shpëtuar infektimit nga Covid-19, përcjell lajmi.net.

Faqja zyrtare e Inter njofton se asnjë rast pozitiv nuk është lajmëruar te skuadra.

Të gjithë lojtarët ( që udhëtuan) kanë rezultuar negativë dhe do të jenë gati për ndeshjen ndaj Milan.

Ashley Young, Roberto Gagliardini, Milan Skriniar dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitivë më parë dhe janë në listën e mungesave për ‘Derby della Madonnina’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK