Connect with us

Sport

Lajm i mirë për Muriqin, debuton për Lazion kundër Sampdorias

Publikuar

Skuadra nga kryeqyteti italian, do të udhëtojë drejt Gjenovës, për t’u takuar me Sampdorian në kuadër të xhiros së katërt, shkruan lajmi.net.

Muriqi që sot (e enjte) është prezantuar si lojtar i Lazios, do të bëjë debutimin të shtunën, pasi te skuadra e Simone Inzaghit do të mungojë Ciro Immobile.

Mediet në Itali parashikojnë debutimin e Muriqit ndaj Sampdorias.

Sulmuesi i Kosovës do të luaj përkrah Correa në sulmin e Lazios.

Formacioni i Lazios kundër Sampdoria: Strakosha, Patric, Parolo, Acerbi, Anderson, Savic, Leiva, Alberto, Fares, Muriqi dhe Correa./Lajmi.net/