Connect with us

Lajme

Kuvendi i Maqedonisë votoi ligjin për mbrojtje nga diskriminimi

Publikuar

Kuvendi sot në kuadër të seancës së 17, me 69 vota “për” miratoi Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi, raporton SHENJA. Ky ligj parasheh parimin e barazisë në mbrojtjen kundër diskriminimit dhe në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, transmeton SHENJA.

Ndryshe Kuvendi të njëjtin ligj e ka votuar tre herë për shkak se ish-presidenti Gjorge Ivanov gjatë votimit të parë refuzoi ta nënshkruante.

Kur presidenti Stevo Pendarovski u zgjedh president i vendit, ligji sërish u votua dhe u nënshkrua nga presidenti, megjithatë Gjykata Kushtetuese e anuloi për shkak se u votua me numër të pamjaftueshëm votash. /SHENJA/

.

NA NDIQ NË FACEBOOK