Connect with us

Kosovë

Kusari kritikon kryeministrin, ai ia kthen: “Ti sa herë i ndërron ulëset, i ndërron qëndrimet”

Publikuar

Një përplasje e pazakontë sapo ka ndodhur në seancën e Kuvendit të Kosovës mes kryeminstrit Hoti dhe deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari-Lilës.

Kusari Lila e pyeti kryeministrin se çka kishte ndryshuar te Asociacioni, të cilin e kishte kundërshtuar dikur, e të cilin e mbështeti në takimin e Washingtonit.

Reagimi i kryeministrit ishte epik dhe nxori pak zhurmë në Kuvend, përcjell Periskopi.

“Unë nuk i ndërroj pozicionet, ti e di mirë këtë. Por, ju sa herë i ndërroni ulëset, i ndërroni pozicionet” – i tha ai, pasi i sqaroi se si qëndronte puna me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.