Sport
Kumbulla flet para ndeshjes ndaj Benevento, beson në Dzekon

Kumbulla, i kthyer nga grumbullimi me kombëtaren e Shqipërisë, po përgatitet që të marrë minuta edhe në ndeshjen e së dielës.
Mbrojtësi kosovar është shprehur i kënaqur me shokë e skuadrës. Ai ka folur edhe për kapitenin e Romës, Edin Dzeko.
“Më pëlqen dhokma e zhveshjes, jemi të bashkuar”, ka thënë Kumbulla, transmeton lajmi.net.
“Dzeko është i vështirë për t’u markuar në stërvitje, më ndihmon shumë për t’u përmirësuar. Është kapiteni ynë dhe jam i sigurt se do të bëjë mirë të dielën”, shtoi shqiptari.
Kumbulla iu bashkua skuadrës së Romës gjatë kësaj merkatoje, pas një super sezoni me skuadrën e Hellas Verona. /Lajmi.net/






















