Kosovë
Kufiri në Merdare: Pse e falënderoi Grenell kështu Vuçiqin në Twitter

Ambasadori për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka përshëndetur zgjerimin e stafit në pikën kufitare të Merdares.
Mediat serbe sot kanë raportuar për zgjerimin e kapaciteteve administrative në Merdare që nga 7 tetori dhe kjo sipas tyre, është bërë me fondet e Bashkimit Evropian dhe duke respektuar marrëveshjen e Uashingtonit.
“Lëvizje e madhe. Falë Donald Trump, Serbia ka zgjeruar kapacitetin operacional në kufi të Merdares. Falëimnderit Aleksandër Vuciq, shkruan Grenell, teksa ka shpërndarë cicërimen e ambasadorit amerikan në Beograd, Anthony Godfrey, i cili ka shkruar:
“Lajm i madh. Duke shtuar kapacitetin në Merdare, Serbia do të ndihmojë në rritjen e tregtisë dhe ekonomisë në rajon, gjë që është edhe në zemrën e marrëveshjes së nënshkruar më 4 shtator. Ky është një hap i madh për prosperitetin dhe stabilitetin”, ka shkruar ai.





















