Kosovë
Kryeparlamentarja e konfirmon se po krijon parti të re: Në zgjedhjet e ardhshme kandidon me “listën Osmani”

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka konfirmuar se po formon një parti të re, me njerëz të rinj.
Osmani në intervistë me Çim Pekën e ka lënë të hapur mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të kandidojë me parti të re.
“Në vend që të përdor dritaren ekzistuese, po e ndërtoj timen, e cila do të bëjë shumë dritë”, tha ajo, raporton Gazeta Metro.
Pyetur nga gazetari shqiptar se a do të ketë një “listë Osmani” në zgjedhjet e ardhshme, ajo e la të hapur një mundësi të tillë.
Ndryshe, Osmani ka thënë se është personi i parë që u përjashtua nga Lidhja Demokratike tash e 30 vjet, ajo përjashtoi çdo mundësi që të garojë prap me këtë parti.






















