Connect with us

Lajme

Kryeministri Hoti takoi delegacionin amerikan për Ujmanin në Kosovë

Publikuar

Përfaqësues nga Departamenti amerikan i Energjisë sot janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Për takimin e tyre ka njoftuar Ambasada amerikane në Prishtinë në një postim në Twitter.

Njoftimi i ambasadës:

Delegacioni ndërinstitucional u takua me Hotin për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe mbështetjen e SHBA-së si dhe për hapat e ardhshëm për një studim të fizibilitetit të menaxhimit të burimeve në Liqenin e Ujmanit.

Për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë sot do të diskutohet edhe në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet pasdite.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK