Connect with us

Kosovë

Kryeministri Hoti për vjedhësit e 2 milionëve: Mashtruesit do t’i qesim në sipërfaqe

Publikuar

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me rastin e djeshëm ku u vodhën mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Hoti deklaroi se ministrja e Financave, Hykmete Bajrami është duke u marrë me rastin dhe se është në krye të aktivitetet dhe kryerjes së detyrës.

“Ministrja Hykmete Bajrami është në krye të akvitivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet”, tha Hoti.

Madje Hoti tha se mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda institucioneve publike s’do të kenë vend.

“Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda institucioneve publike s’do të kenë vend, do të dalin mbi sipërfaqe”, tha  Hoti.

NA NDIQ NË FACEBOOK