Lajme
Kryemadhi: Qeveria i ka kthyer shqiptarët si qen me maska

Monika Kryemadhi vazhdon të mendojë se përdorimi i maskave në rrugë është abuzim. Madje ajo deklaroi se ky vendim i marrë nga qeveria i ka kthyer qytetarët si “qen me maska” në rrugë.
Kryetarja e LSI-së u shpreh se përdorimi i maskës nuk lejon oksigjenimin e trurit.
“E ndjej të nevojshme si nënë sepse përdorimi i maskës nuk lejon oksigjenimin e trurit dhe çekuilibron pozicionimin e secilit prej nesh. Kjo është një histori që kur të bëjmë emision për shëndetësinë dhe mjekësinë vijmë dhe flasim me personat që janë apostafat për këtë punë dhe ne të tjerët rrimë në backstage për të dëgjuar dhe për t’u iluminuar më shumë. Tani që dalim dhe i qëndroj çështjes së maskave dhe meqë kryeministri kishte hallin e xhepave, po ua kujtoj që një familje me 5 persona u duhen 92 mijë lekë të vjetra në muaj për maskat e tij. Ai meqë e kishte qepur pa lekë le të bëjë edhe 3 milionë maska të tjerë për shqiptarët se e ka mundësinë si dizenjator dhe rrobaqepës që është”, tha Kryemadhi. /tvklan.al




















