Kosovë
Kryediplomati grek viziton Kosovën – Periskopi

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias viziton sot Kosovën. Kryediplomati grek arrin në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në orën 9:00.
Ndërsa pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj – Stublla.
Para aterrimit të aeroplanit që sjell ministrin grek, kryediplomatja kosovare Haradinaj – Stublla do të ketë një prononcim të shkurtër për media.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin. Ky takim do të mbahet në Qeveri në ora 09:30.





















