Sport
Kosovë U21 – Austri U21: Mbyllet pjesa e parë

Kombëtarja e Kosovës U21 ka luajtur 45 minutat e para kundër Austrisë U21, shkruan lajmi.net.
Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përgjatë këtyre 45 minutave nuk është parë asnjë gol.
Skuadrat shkojnë në 15 minuta pushim me rezultatin e bardhë 0:0, me synimin për të përmirësuar diçka në radhët e veta për 45 minutat e dyta.
Austria ishte më e rrezikshme gjatë këtyre minutave, por goditjet e tyre përfundonin pak jashtë kornizës.
Kosova mund të dënonte Austrinë me një kundërzbritje rreth minutës së 35’, por mungoi pasimi i fundit.
Dardanët shënuan gol në minutën e 41′, por për fat të keq, goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Mbetet të shihet se si do të zhvilohet ndeshja në pjesën e dytë. /Lajmi.net/





















