Kosovë
Kosovari që i uroi me billbord gjigant Trumpit shërim: E bëra për popullin më pro-amerikan në botë, shqiptarët

Naim Murseli para disa ditëve ka vendosur një billboard për t’i uruar shërim të shpejt presidentit amerikan Donald Trump, pas infektimi me koronavirus.
Ky billboard ishte vendosur afër aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në të cilin shkruant “Shërim të shpejt President, ju jeni në mendimet tona”, shkruan Periskopi.
Murseli ka publikuar në profilin e tij në Tëitter një video në të cilën shpjegon arsyet e vendosjes së këtij billboard.
Ai thotë se këtë e ka bërë popullin më pro amerikanë në botë, e që janë shqiptarët.
Po ashtu, në këtë video ka uruar presidentit Trump shërim të shpejt nga koronavirus.
Kujtojmë që Murseli kishte thënë se vendosjen e billboardit e kishtë bërë me parat e kursyera.
Veprimi i Murselit është komentuar mjaft shumë në rrjetet sociale./Periskopi/
The reason I paid a giant billboard to honor President @realDonaldTrump. pic.twitter.com/Z7qSM0EyCv
— Naim Murseli (@NaimMur) October 7, 2020






















