Connect with us

Sport

Kosova U-21 me mungesa kundër Andorrës, por me synim për rikthim te fitorja

Publikuar

Dardanët e rinj në këtë ndeshje vijnë pas humbjes nga Austria, në të cilën patën paraqitje shumë të mirë, por që u ndëshkuan me një gol të minutave të fundit.

Situata me pandeminë ka ndikuar edhe në kampin e Kombëtares U21, ngase katër futbollistë dhe një anëtar i stafit kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, me ç’rast janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit dhe i janë shtruar sërish ritestimit.

Në stërvitjen e fundit ka mbizotëruar atmosferë e mirë dhe entuziazëm për rikthim te fitorja, gjë e cila i duhet tani për momentin kësaj gjenerate për ngritje të moralit dhe arritje të sukseseve të reja.

Ndeshja Kosovë – Andorrë zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 19:00.

Deklaruan pas stërvitjes:

Fuad Rahimi: Ne jemi të gatshëm për ndeshjen me Andorrën dhe do të japim 100 përqindshin tonë. E dimë që Andorra është ekip që duhet respektuar, ngase në ndeshjen e fundit ka barazuar me Anglinë (3:3), por ne presim fitore dhe secili prej nesh do të luftojë fortë në fushën e gjelbër për t’ia arritur këtij qëllimi. Normalisht, në fund mbetet të shohim se çfarë do të tregojë loja, por jemi optimist se kësaj radhe do të krijojmë më shumë raste dhe do t’i shfrytëzojmë ato.

Kreshnik Krasniqi: Sigurisht se i gjithë ekipi do të luftojë deri në minutën e fundit për të marrë rezultatin që duam. Synimi është që ta mbizotërojmë lojën dhe të japim gola. Besoj që kemi mësuar nga gabimet e shfaqura në ndeshjen e kaluar dhe do të bëjmë lojë edhe më të mirë. E njohim Andorrën, janë ekip i fortë, por neve na mbetet që të jemi sa më kreativ në lojë dhe mendoj se kemi lojtarë kualitativ që dinë të krijojnë raste dhe t’i konvertojnë ato në gola. Gjithsesi, Andorra është një shtet i vogël, por kanë ekip me temperament luftarak. Në ndeshjen e parë kundër tyre e kemi dominuar lojën dhe besoj se njëjtë do të ndodhë edhe tani. /Lajmi.net/ 

Lajme17 minutes ago

Mickoski: Pas 17 qershorit nisim bisedimet për rikonstruimin e qeverisë

Maqedoni20 minutes ago

Sporti bashkon, urrejtja përçan: Është koha të bëjmë tifozeri pa gjuhë të urrejtjes, racizëm dhe provokime nacionaliste

Shqipëri20 minutes ago

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

Kosovë1 hour ago

“PDK t’i nis përgatitjet e zgjedhjeve të brendshme, të shpallë kandidaturën e Hashim Thaçit në krye të partisë”

Kosovë2 hours ago

Lulzim Peci-partive politike: Mësojeni fjalën kompromis dhe arrini kompromisin

Lajme2 hours ago

VLEN: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet, atë që nuk e bënë për 24 vjet, ne po e realizojmë në 24 muaj

Lajme3 hours ago

Autostrada Shkup-Bllacë, 5 tunele dhe 12 ura, çmimi 200 milionë €, ja kush do ta ndërtoj?

Shqipëri3 hours ago

“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!

Bota5 hours ago

Presidenti Donald Trump sot feston ditëlindjen

Maqedoni6 hours ago

Ku ka pasur rritje më të madhe të çmimeve me pakicë në Maqedoninë e Veriut?

Shqipëri7 hours ago

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

Kosovë8 hours ago

Përfundon numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike, kaq vota morën partitë politike

NA NDIQ NË FACEBOOK