Sport
Kosova niset drejt Athinës, mungojnë tre lojtarë kyç

Me ekspeditën e ‘Dardanëve’ nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.
Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.
Nesër nga ora 20:45 pritet të zhvillohet ndeshja, ku Kosova synon ta marrë fitoren e parë pas tre ndeshjeve. /Lajmi.net/






















