Connect with us

Lajme

Koronavirusi merr jetën e një 27 vjeçari nga Likova

Publikuar

Një 27 vjeçar nga Likova ka ndërruar jetë këtë mëngjes në Klinikën Infektive.

Sipas informacioneve, ai më parë nuk ka pasur komorbiditete, por vetëm shtim në peshë. 27 vjeçari është derëguar në gjendje të rëndë në Klinikë.

Ish-deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri nëpërmjet rrjetit social Facebook, ia dha lamtumirën e fundit shokut të tij.

Postimi i plotë i Muhamed Zekirit në rrjetin social Facebook.

“Sot humba nje mik te vertet ndersa Likova humbi nje nga djemet me te mire te saj Rijad Mamutin 27 vjeç. Takimi yne i fundit ishte jo me large se para nje muaji. Allahu e shperblefte me xhnnet dhe familjes ua shtofte durimin!

COVID 19 ekziston miqe te dashur dhe nuk po pyet per moshen. Beni kujdes te madhe!!!Allahu na ruajt nga ky armik i padukshem dhe e largofte nga ne”!!!

NA NDIQ NË FACEBOOK