Connect with us

Uncategorized

Koronavirusi: Korea e Veriut alarmon qytetarët të futen brenda, “një pluhur i verdhë po vjen nga Kina”

Publikuar

Korea e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj që të qëndrojnë brenda shtëpive pas frikës se një “pluhur i verdhë” që po fryen nga Kina mund ta sjellë koronavirusin me të.

Rrugët e kryeqytetit të këtij shteti komunist, Pyongyangut, raportohet se ishin virtualisht boshe të enjten pas këtij paralajmërimi.

Nuk ka asnjë lidhje të njohur mes reve sezonale të pluhurit dhe Covid-19shit, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Sidoqoftë, Korea e Veriut nuk është i vetmi vend që ka sygjeruar një lidhje të tillë. Edhe Turkmenistani ka pretenduar se pluhuri mbante virusin dhe prandaj qytetarët po mbanin maskën.

Televizioni i kontrolluar nga shteti në Kore të Veriut në edicionin e motit paralajmëroi për një influks të pluhurit të verdhë që të nesërmen (të enjten). Po ashtu, aty u njoftua për një ndalesë edhe të punës së ndërtimtarisë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK