Connect with us

Kosovë

Koronavirusi e bën Trumpin edhe më të çuditshëm: E quan infektimin “bekim nga Zoti”

Publikuar

Donald Trump e ka quajtur infektimin e tij me Covid-19 si një “bekim nga Zoti” pasi u kthye në Zyren Ovale të mërkurën pavarësisht shqetësimeve se ai duhej të vetizolohej, derisa virusi vazhdonte shpërndarjen te figurate  larta në Shtëpinë e Bardhë.

Në një video-mesazh të postuar në Twitter, Trump tha që ilaçi eksperimentale – një koktel nga Regeneron Pharmaceuticals – ishte çelësi për rimëkëmbjne nga infeksioni i tij. Ai tha që ishte sygjerimi i tij të trajtohej me këtë drogë, që rrallë është përdorur jashtë testimeve klinike.

“Ndihem për mrekulli. Ndihem, si, i përsosur,” tha presidenti në video. “Mendoj që ky është bekim nga Zoti, që u infektova. Ky është një bekim i fshehtë. U infektova, dëgjova për këtë ilaç, iu thashë më lini që ta marrë. Ishte sygjerimi im.”

Presidenti po ashtu premtoi që do të sillte ilaçin për popullin amerikan falas, duke i thënë – gabimisht – se ishte “kurë”. Nuk ka kurë për Covid-19.

Pak orë më vonë, Regeneron aplikoi për aprovimin emergjent për trajtim në Administratën e Ushqimit dhe Barërave në ShBA, raportoi New York Times, përkthen Periskopi.

Presidenti Trump ka lidhje me drejtorin ekzekutiv, Leonard Schleifer, i cili është anëtar i klubit të golfit të presidentit në Westchester. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK