Connect with us

OP / ED

“Kontratat e partneritetit publik privat një metodë zhvatje”- Nga Marglen Tanushi 

Publikuar

më

Nga Marglen Tanushi 

Kontratat e Partneritetit publik privat janë forma e kontratave publike që kanë për qëllim kryerjen e një pune apo ofrimin e një shërbimi . Kontratat e partneritetit publik privat kanë në thelb ndarjen e riskut menaxherial ndërmjet partnerit privat që është një shoqëri sipas ligjit për shoqëritë tregtare dhe partneri publik që është autoriteti kontraktor . Banka botërore ka dhënë një sërë opinionesh për deficitet që shkaktojnë këto kontrata të cilat zbusin riskun e partnerit privat në kurriz të taksapaguesve shqiptarë . Qeveria ka alokuar kontrata partneriteti publik privat më shumë se çdo qeveri tjetër paraardhëse dhe që i ka mundësuar qytetarëve të kenë barrierë fiskale që kalojnë në shuma të mëdha .

Këto kontrata janë skema vjedhjesh ku tendera të tillë sjellin një deficit buxhetor dhe taksa të larta për përdoruesit e veprave publike.

Në gjithë kontratat e PPP-së është vërejtur që ata nuk kanë një studim fizibiliteti të saktë apo ky studim është plagjiaturë e studimeve të huaja . Autoriteti kontraktor është bashkëpunues në këto skema zhvatjeje ku i mundëson operatorit ekonomik të marr PPP , pa pasur garë , apo pa hapur një tendër ndërkombëtare e me përvojë . Por duke i dhënë kontrata shfrytëzimi për një kohë që ligji 125 /2013 i ndryshuar në 2019 për koncesionet e partneritetin publik privat parashikon maksimalisht 35 vjet.

Këto kontrata janë me efekte që zgjidhja e tyre do dëmtonte sigurinë ekonomike të vendit për shkak të klauzolave që operatori ekonomik ka parashikuar në kontratë.

Siç janë klauzola e stabilizimit apo arbitrazhi uncitral , icc etj.

Arbitrazhi i ka shkaktuar gjoba të mëdha vendit dhe si të tilla do jenë me dëme të mëdha për ekonominë e çdo qytetari taksapagues i vendit.

Efektet që një lider zgjedh për kontrata të tilla i shkaktojë dëm çdo personi , qeveria ti vendosë gishtin kokës që të marrë përsipër që kontrata të tilla të mos shkaktojnë humbje maramendëse vendit dhe buxhetit të shtetit!!!

NA NDIQ NË FACEBOOK