Connect with us

Kosovë

Kontrabandim me migrantë në Vërmicë, gjenden pesë të mitur në një veturë

Publikuar

Policia ka arrestuar një të dyshuar dje në Vërmicë, pasi në veturën të cilën po e voziste janë hasur pesë shtetasë të huaj, të mitur.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është nën hetime.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Vërmicë, Prizren, 10.10.2020 – 01:30.  Raportohet se në veturën me targa vendore të cilën  e ngiste i dyshuari mashkull kosovar janë hasur 5 persona meshkuj të mitur shtetas të huaj me të cilët janë duke u marrë njësitë policore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari dërgohet në mbajtje nën dyshimin për kontrabandim me migrantë. Rasti nën hetime.