Lajme
Kompania ajrore Wizz Air anuloi fluturime nga Shkupi dhe Ohri

“Vizer” është në proces të suspendimit deri në 50 linja në hapësirën e vendeve të ish-Jugosllavisë, ndërsa çdo qytet që e shërben kjo kompani do të rrezikohet.
Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, numri më i madh i anulimeve do të ketë Shkupi, kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas vijojnë Tuzlla, Ohri, Podgorica, Beogradi, Nishi, Prishtina, lubjana, Spliti dhe Sarajeva.
Disa fluturime që ende janë aktive, siç janë Vjenë-Ohër, Stokholm Skavsta-Shkup dhe Memingen-Podgoricë, do të suspendohen për dy javë dhe nuk do të ketë gjatë sezonit të dimrit, shkruan portali Eks-Ju Aviacioni.

















